MMPH: Ndërtimi i murit në përputhje me marrëveshjen

Mitrovicë | 30 Mar 2017 | 15:07 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor (MMPH) ka sqaruar lidhur me raportimin e medieve për ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës.

MMPH-ja sqaron se ndërtimi i murit është duke u bë në përputhje të plotë me marrëveshje dhe se nuk ka asnjë devijim nga plani i dakorduar, raporton Ekonomia Online.

“MMPH në bashkëpunim me autoritetet lokale gjatë tërë kohës ka bërë monitorimin e procesit të realizimit të punimeve sipas projektit gjegjësisht Marrëveshjes së 5 shkurtit 2017. Gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen”, thuhet në sqarimin e MMPH-së.

“Po ashtu vlen të theksohet se inspektorat e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar”, thuhet më tej në sqarim.

“Në ndërkohë MMPH ju informon se ashtu siç kemi qenë deri më tani transparent, gjithnjë do të jemi të hapur për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Projektin e sheshit në Mitrovicë dhe te gjitha raportet e Inspektoratit janë publike”, thekson MMPH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme