MMPH prezanton hartën e parë topografike

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 15:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMOH) prezantoi hartën e parë topografike, e cila do të jetë në dispozicion të zhvillimit të shkencës, kulturës, por edhe ekonomisë dhe institucionet tjera përkatëse.

Ushtruesi i Detyrës së ministrit të MMPH-së, Ferat Shala, tha se ky projekt që ka kushtuar rreth 2 milionë euro, është realizuar në bashkëpunim me Qeverinë e Japonisë, e i cili përfshin të gjitha parametrat dhe termat e referencës si shtet dhe si republikë.

“Sot kemi mundësi të shohim hartën topografike e realizuar nga ekspertë të kësaj fushe për të përmbyll këtë vit me këtë projekt, i cili po e përmbyll suksesin e 10 projekteve tjera në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor” tha Shala.

Kryeshefi i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, tha se kjo hartë i ka munguar Kosovës dhe ka një rëndësi të veçantë për të gjitha efektet në ekonominë e Kosovës.

“Gjeo informacioni si një pjesë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për të gjithë territorin e Republikës së Kosovës ka ofruar edhe në këtë rast të dhëna të cilat nuk i kemi”, tha ai.

Rezultat i këtij projekti është Harta Topografike Digjitale 1:25000, me numër total 155 fleta, është e punuar në gjuhën angleze, shqipe dhe serbokroate, që mbulojnë gjithë territorin e Republikës se Kosovës.

Kjo hartë topografike është me bazë të plotë të dhënave, me sistemin GIS-it, me rregulloret e nevojshme për zhvillimin, ndryshimin, azhurnimin dhe punimin e Hartës Topografike.

U tha se ky projekt i posedon të gjitha elementet e një harte topografike siç janë: Hekurudha Minierat, objektet e ndryshme industriale që e përfshin gjithë territorin e Kosovës.

Të ngjashme