MMPH: Ndotja e ajrit në Prishtinë tejkalon vlerat e lejuara

Prishtinë | 23 Jan 2017 | 11:34 | Nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) njofton se bazuar në matjet e realizuara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë së ajrit është vërejtur së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

“Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjatë këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar të dielën (22 janar), e cila ka arritur në vlerën 97.1µg/m3, ndërsa ditëve të tjera kanë qenë këto vlera, ku të shtunën (21 janar) vlera ka arritur 88.8µg/m3”, thuhet në njoftim.

Ndërsa përqendrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 98.1µg/m3.

Sipas MMPH-së, ky përkeqësim i gjendjes ka ardhur si rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pa favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikur se janë, dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës 0.0m/s, lagështia e lartë e ajrit 98%, shtypja atmosferike 955.5%, temperatura -11oC.

“Kjo gjendje ka ndikuar që mos të ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftim.

ndotja e ajrit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme