Mobilizim gjithandej, të rinjtë mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti

Prishtinë | 27 Nën 2019 | 13:24 | Nga Ekonomia Online

Organizata United Youth Task-Force, po vazhdon të mbledhë ndihma për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Organizatorët kanë bërë të ditur për EkonomiaOnline se kanë mbledhur ushqim, barna, por edhe veshmbathje e batanije për qytetarët që kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

“Kemi mbledhur ushqime,rroba për mosha te ndryshme,batanije,tenda, ilace, dhe gjera higjienike u shprehen ata Një pjesë e tyre do të nisen sot, ndërsa gjatë orëve në vazhdim do të vazhdojmë grumbullimi i ndihmave. Qytetarët janë treguar jashtëzakonisht të përkushtuar për t’ua zgjatur dorën vëllezërve dhe motrave tanë në Shqipëri”, tha njëri nga organizatorët.

Gjithashtu ata i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të sjellin ndihmat deri në orën 22:00, kur edhe pritet të nisen për në vendet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të ngjashme