Moderatorja e RTK-së nuk mban dot lotët për lajmin e ndarjes nga jeta të koleges

Prishtinë | 19 Sht 2019 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme gazetarja e njohur shqiptare, Ardita Sylejmani ka ndërruar jetë gjatë lindjes së vajzës së saj, fëmija i tretë.

Ky ka qenë një lajm shumë i dhimbshëm jo vetëm për familjarët por edhe për kolegët dhe ndjekësit e saj.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Sylejmanit, ka reaguar dhe komiteti i gazetarëve të Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të koleges së tyre.

Moderatorja e RTK-së, Edona Musa, nuk ka mundur të mbajë lotët kur ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të koleges së saj

Të ngjashme