Mogherini viziton Kosovën, takohet me liderë institucionalë

Prishtinë | 03 Mar 2017 | 09:53 | Nga

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë dhe zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini do të vizitojë nesër Kosovën.

Gjatë vizitës, ajo do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.

Mogherini po ashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.

Ja agjenda:

E shtunë, 4 Mars 2017

9:00 Takim me Presidentin Hashim Thaçi

9:35 Takim me Kryetarin Kadri Veseli
10:00 Takim me Kryeministrin Isa Mustafa

10:35 Deklaratë për shtyp me Kryeministrin Isa Mustafa

11:00 Takim me udhëheqësit e partive politike

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme