Molliqaj: Gjykata Speciale po kryen arrestime e po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se Gjykata Speciale po kryen arrestime e po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nga një gjykatë paralele nuk mund të vij drejtësia, por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës së UÇK-së

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me aktivistët e PSD-së, e mbyllëm Gjykatën Speciale.

Gjykata Speciale po kryen arrestime dhe po mban njerëz në paraburgim jashtë mandatit të saj kushtetues rrjedhimisht në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Nga një gjykatë paralele prej sistemit të drejtësisë së Kosovës nuk mund të vie drejtësia por vetëm ndryshimi i të vërtetës së luftës çlirimtare të UÇK-së.

Kosovës i nevojitet vendosja e drejtësisë prej institucioneve të saj prandaj kjo gjykatë duhet të shkoj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme