Molliqaj kërkon lirimin e Krasniqit e Hysenajt

Prishtinë | 16 Tet 2020 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas arrestimi të dy aktivistëve të saj, Frasher Krasniqi dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni të mbajtur kundër deklaratave të Lajçak.

Ai e ka quajtur të papranueshëm veprimin e Policisë së Kosovës, duke kërkuar lirimin e tyre.

Postimi i plotë i tij:

Gjatë aksionit të PSD-së kundër deklaratës së Lajçakut për Asociacionin kundërkushtetues u arrestuan dy aktivistët Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Është i papranueshëm zelli i Policisë së Kosovës që të arrestojnë aktivistët politik që shprehin bindjet e tyre përmes aksioneve paqësore. Çdo arrestim i tillë është veçse politik prandaj është i patolerueshëm.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Zgjim Hyseni dhe Frashër Krasniqi.

Të ngjashme