Molliqaj merr ftesë nga policia për të dorëzuar dyshimet në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5

Prishtinë | 28 Dhj 2021 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka pranuar ftesë nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Departamenti për Krime dhe Korrupsion, për të dorëzuar dyshimet dhe pyetjet që i kanë ngritur në konferencë për media në lidhje me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A5.

Molliqaj ka ftuar të gjithë njohësit e fushës së energjisë, punëtorët e KEK-ut dhe KEDS si dhe qytetarët të cilët mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek ai.

“Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici”.

“Kërkesës tonë për hetim, transparencë, llogaridhënie dhe vendosje të drejtësisë duhet të shkojë deri në fund”.

Të ngjashme