Molliqaj: Njerëzit si Grabovci do të tërhiqen zvarrë dhe do t’ju konfiskohet pasuria

Prishtinë | 26 Gus 2016 | 08:05 | Nga

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, duke folur për situatën aktuale politike, ka thënë se beson që njerëzit që e kanë kapur shtetin, janë deri në fyt me korrupsion dhe nepotizëm.

“Jemi këtu, si Lëvizje Vetëvendosje, për të siguruar qytetarët se bandat kriminale si Grabovci dhe të tjerët, jo vetëm që do të arrestohen, por do të ngrehen zhag dhe do t’ju konfiskohet e gjithë pasuria”, ka thënë Molliqaj në emisionin “Zona e Debatit”, në Klan Kosova.

Ai është shprehur se VV ka guximin dhe gatishmërinë që këta kriminelë, siç i quan ai, t’i dërgojë në burg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme