Molotovi i gjetur në VV: Gëzon Kastrati njofton se është liruar nga aktakuza

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, tani i PSD-së, i akuzuar për terrorizëm ka njoftuar se është liruar nga aktakuza. Bashkë më të janë liruar edhe Çlirim Gërbeshi, Korab Korça.

“Kjo drejtësi qe u ve ndaj neve është e pamjaftueshme per sa kohe po gjykohen Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frasher Krasniqi. Lirimi i plote i tyre ndaj çdo akuze është i domosdoshëm për fillimin e vënies se drejtësisë ndaj tyre, e sidomos ndaj Astrit Deharit, për vdekjen e te cilit ende ka veç mjegull dhe qe nuk ka asnjë përgjegjësi institucionale”

Sot na informuan qe jemi liruar nga aktakuza per terrorizem qe na ishte ngrite Çlirim Gërbeshit, Korab Korça dhe mua.

Pasi qe Gjykata e Apelit i kishte kthyer Gjykates Themelore ne rivendosje per hudhje poshte te aktakuzes “Pergatitje te Veprave Terroriste”, kjo e fundit sot paska vendosur qe ta hudhe poshte kete aktuakuze e qe dihej prej fillimit qe ishte e kote dhe e montuar.

Nese ne te kaluaren dikujte i montohej ndonje rast dhe me ato montime denoheshin njerezit, sot keto montime behen kryesisht per publicitet duke i goditur njerez apo organizata me qellime te demtimit personal e politik.

Duke pergezuar gjykaten per vendim te drejte ne kete proces, prokurorit Elez Blakaj, qe ishte prokuror i rastit dhe qe bashke me disa polic na e kishte pergatitur kete lende te montuar, i deshiroj qendrim te kendshem ne Amerike.

Kjo drejtesi qe u ve ndaj neve eshte e pamjaftueshme per sa kohe po gjykohen Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Frasher Krasniqi. Lirimi i plote i tyre ndaj cdo akuze eshte i domosdoshem per fillimin e venjes se drejtesise ndaj tyre, e sidomos ndaj Astrit Deharit, per vdekjen e te cilit ende ka vec mjegull dhe qe nuk ka asnje pergjegjesi institucionale.

Nese ne rastin tone gjykata ishte e vetedijshme per shkeljet dhe konform Kodit te Procedures Penale mori vendimin duke respektuar procedurat, krejte e kunderta eshte ne rastin e Adeas, Atdheut, Egzonit e Frasherit. Deshmitari kryesor qe e ka bere kinse identifikimin e Astritit, Atdheut e Egzonit si bleres te motorit, kete identifikim e ka bere sipas fotografive te prezentuara nga police gjate kohes sa ishte i dyshuar ne Policine e Kosoves dhe i njejti pastaj gjate gjithe procesit deklarohet se nuk eshte i sigurt nese jane personat konkret ata qe kane blere motorin. Pra e vetmja deshmi e ketij deshmitari qe identifikon Astritin, Atdhen dhe Egzonin ishte gjate kohes sa deshmitari ishte i dyshuar. Kjo shprehimisht eshte e ndaluar me Kodin e Procedures Penale ku shprehimisht thote qe i njejti person nuk mund te jete me dy cilesime, pra edhe i dyshuar edhe deshmitar. Dhe Kodi gjithashtu shprehimisht e thote qe per kohen sa je i dyshuar deklarata jote nuk mund te inkriminoj aske tjeter. Pra eshte shume e kuptueshme qe nje i dyshuar nuk mund te jete njekohesisht edhe deshmitare, per vec rasteve kur eshte bashkepjesemarresh ne veper dhe i njejti behet deshmitare bashkepunues, e qe ne rastin konkret nuk ka fare te beje me kete. Fatkeqesisht kjo arsyeshmeri ne fjale per gjyqtarin Kalludra nuk perbene fare problem dhe i njejti i grah krye me vete duke interpretuar sipas qejfit Kodin e Procedures Penale, edhe pse ky i fundit e thote krejte te kunderten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme