Momente tmerri gjatë fluturimit në avionin Prishtinë-Bazel (Video)

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 14:49 | Nga Ekonomia Online


Momente terrori kanë kaluar 121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes, të linjës Prishtinë-Bazel, ditën e djeshme, ku për shkak të turbulencave të fuqishme janë plagosur të paktën 10 persona.

Mediat zvicerane bëjnë me dije se turbulencat nisën 20 apo 25 minuta para uljes.

Siç shihet edhe në videon e bërë publike në mediat vendase, pasagjeret shfaqen të tmerruar, duke ulëritur me të madhe dhe duke kërkuar ndihmë në formë dëshpëruese.

Të frikësuar nga turbulencat, pasagjeret kanë lënë sendilet dhe janë ngritur në këmbë, ndërsa një moment duket se ju bien në kokë edhe maskat e oksigjenit.

Menjëherë pas uljes së avionit në pistë, të gjithë të lënduarit janë dërguar për kurim në spitalin e Bazelit.

Pasagjerët u shprehën për mediat se situata kishte qenë kaotike për rreth 20 minuta.

“Mendova se do vdisnim”, ulërima dhe frikë në aeroplanin Prishtinë-Bazel.

Të ngjashme