Momenti kur nxirren trupat e dy fëmijëve që vdiqën nga zjarri në Gjakovë

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Janë nxjerrë kufomat e fëmijëve të cilët vdiqën sot si pasojë e zjarrit që ka kapluar një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Sipas familjarëve ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 8:30, kur ka marrë flakë oda e familjes S.

Fëmijët B.S e O.S. ishin në odë në ato momente.

Për shkak të zjarrit të madh, familjarët e të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.

Komandanti i Stacionit Policor të Gjakovës, major Milazim Lumi ka thënë se dy fëmijët që kanë vdekur kanë qenë djem të axhës mes vete.

Të njëjtit, ai ka deklaruar se kanë jetuar në bashkësi familjare.

“Pasi e ka kapluar zjarri një shtëpi kemi dy viktima fëmijë. Kemi edhe një person tjetër të lënduar të kësaj familje që ka tentuar të hyjë t’i shpëtojë fëmijët”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se ende nuk dihen arsyet e zjarrit dhe Policia është në fazën e hetimeve.

Të ngjashme