Momenti kur pushuesit kosovarë dolën në rrugë pas tërmetit në Shëngjin

Prishtinë | 28 Kor 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Një numër i madh i pushuesve kosovarë që ndodhen në Shëngjin të Shqipërisë kanë dalë në rrugë pas tërmetit që ndodhi në afërsi të Lezhës të martën në mbrëmje.

Në videon e dërguar në redaksinë e klankosova.tv. nga një lexues shihen numër i madh i pushuesve prej grupmoshave të ndryshme duke qëndruar në rrugë edhe disa kohë pasi që ka kaluar tërmeti paraprak.

Tërmeti është regjistruar të martën rreth orës 22:00 në Shqipëri, jo larg nga qyteti i Lezhës. Sipas të dhënave paraprake të Qendrës Euro-Mesdhetare të Sizmologjisë (EMSC), epiqendra ka qenë në det, vetëm 9 kilometra në perëndim të qytetit trasnmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme