Morina kërkon hetim për publikimin e të dhënave për invalidët

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 11:13 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësdrejtor i Departamentit të Familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, Mursel Morina, lidhur me publikimin e të dhënave për invalidët e luftës, si dhe për rastin e Veton Elshanit, ka thënë se ata nuk publikojnë asnjë informatë për këtë kategori. raporton Ekonomia Online.

Ai gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka thënë se rrjedhja e informatave duhet të hetohet nga institucionet përgjegjëse.

“Asnjë informatë nga departamenti familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës nuk publikohet. Nga rrjedhin informatat është qeshtë që duhet të hetojnë institucionet. Rasti konkret neve na është drejtuar inspektorati i PK ku siç na janë dhënë të dhënat në mënyrë konfidenciale ne i kemi vepruar në mënyrë konfidenciale. Prej neve s’ka rrjedhë informacion”, ka thënë ai.

Ndërsa, anëtarët e komisionit kanë shprehur shqetësimin për publikimin e këtyre të dhënave.

“Publikimi i të dhënave është bërë shumë keq për zotërinë Vetonin. Pyetja kryesore është qysh kanë dal ato të dhëna”, ka thënë Duda Balje, kryesuese e komisionit.

Saranda Bogujevci anëtare nga radhët e VV-së, tha se përveç të dhënave të Veton Elshanit janë shpërndarë edhe të dhëna tjera të pjesëtarëve të policisë, duke pyetur se si ka shkuar procesi i përcjellës së të dhënave.

“Jo vetëm të dhënat e Elashnit por edhe të pjesëtarëve të tjerë të policisë janë shpërndarë pa lejen e tyre dhe kanë dalë nëpër media. Si ka shkuar procesi i përcjelljes së të dhënave?

Valdete Idrizi anëtare nga PDK-ja, ka thënë se publikimi i te dhënave ka shkatuar dëme të pariparueshme

“Na e kemi parë të gjithë lëndën dhe i kemi lexuar raportin e Avokatit të Popullit dhe është shqetësuese dalja e të dhënave. Dëmi është i madh dhe vështirë i riparueshëm. A këni ndërmarrë masa shtësë për mbrojtën e këtyre të dhënave”, tha ajo.

Teuta Haxhiu nga AAK-ja ka thënë se ato do të thërrasin edhe inspektoratin për të dëshmuar

“Janë shkelur të drejtat e njeriut në rastin e zotëri Elshanit. A ka afat kohor dhe a behën publike brenda departamentit tuaj ato kërkesa të individëve. Ne do ta kërkojmë edhe inspektoratin për të dëshmuar para komisionit”, tha ajo.

Minire Begaj nga Komisioni i  Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjatë raportimit në këtë komisionin ka thënë se për vlerësimin e invalidëve kanë qenë të angazhuar.

Sa i përket të dhënëve ajo ka thënë janë ruajtur.

“Ne kemi mbajt konfidencialitetin dhe e kemi detyrë kryesor. Si trup si komision jemi të fushave të ndryshme. Ne po shohim që ky sistem është  i ndërtuar  mirë  pasi që jemi duke parë që merremi me çështje të ndjeshme. Në bazë të standardeve të reja që ka marrë komisoni prap sipas nevojës jemi mundu që ky proces të jetë më i lehtë. Ky komision ndjenjë përgjegjësi që ka ndodhur. Kemi përgjegjësi edhe para atyre që na kanë emërua”, është shprehur Begaj.

Ajo ka thënë se nga 5 shkurti i vitit  2018 deri më tani kanë  pranuar 1334 raste prej tyre janë trajtuar 1203 raste.

Të ngjashme