Mosha e personave që vdiqën nga Coronavirusi në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 24 Nën 2020 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 13 persona nga Coronavirusi.

Personi më i ri që vdiq ishte një 56 vjeçar nga Juniku, përcjell Ekonomia Online.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 35.549 raste nga 134.318 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 939 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Ndryshe, sot janë testuar gjithsej 1.590 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve 609 kanë rezultuar pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme