Mosha mesatare e zjarrfikësve në Prishtinë mbi 50 vjeç, Zeka kërkon sigurim shëndetësor

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 11:16 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë kanë mungesë të punëtorëve, ndërsa drejtuesit ankohen për mungesën e sigurimit shëndetësor për punonjësit – megjithëse ky profesion konsiderohet ndër më të rrezikshmit.

Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Prishtinë, Latif Zeka, në një intervistë për Ekonomia Online tha se mosha mesatare e zjarrfikësve në Prishtinë është 51 vjet.

Ai tha se operojnë me 99 zjarrfikës në tri zona të tjera, përderisa veç në Prishtinë është e nevojshme që të jenë aktiv 150 zjarrfikës.

“Mosha mesatare tek ne është 51 vjet, me të vërtetë zjarrfikës nuk kemi aq sa duhet të kemi. Prishtina duhet t’i ketë 150 zjarrfikës, plus Fushë-Kosova me i pas zjarrfikësit e vetë, Obliqi, Graçanica zjarrfikësit e vetë ku ne e bëjmë mbulimin edhe të këtyre tri komunave”.

Latifi tha se kanë nevojë për zjarrfikës të rinj, duke shtuar se sa përket mjeteve të punës ato janë të mira.

“Statusi i zjarrfikësve të zgjidhet dhe të pranohen punëtor të ri.Kjo është qe sa vite po përsëritet, nuk e di duhet të merren vesh komuna me agjencion se kush me shpall konkursin dhe kush me i pranu. Ai që ta jep rrogën, ai që të paguan ai duhet edhe me të pranuar, por deri më tash jo. Unë po shpresoj edhe po besoj që duhet të zgjidhet kjo”.

“Zjarrfikës që pranohet duhet të jetë më i ri se 30 vite, më i vjetër se 18 vite, shkollën e mesme duhet ta ketë, ne i trajnojmë e i shkollojmë. Në trajnime sikur policia shkojnë në Vushtrri, e kryejnë kursin edhe vijnë këtu. Zjarrfikësit e vjetër punojnë me ta, deri të aftësohen”.

“Mjetet e punës Prishtina si Prishtinë ne i kem i mjaft veç stafi që është i vogël. I kemi po jo ndoshta 100% po i kemi deri diku dhe janë mjete të mira për intervenim dhe kryerjen e punës tonë”.

Ai ka shtua se problem madhor është mungesa e sigurimit shëndetësor, ngase lëndimet që i marrin në vendin e punës duhet të paguajnë vetë për shërimin e tyre.

“Për fat të keq jo, po bëhet 22 për 23 vite nuk kemi sigurim shëndetësor. Kur dihet zjarrfikësi është i rrezikuar prej momentit kur të del prej brigadës, të shkon në intervenim e deri të kthehet në brigadë. Për fat të mirë të vdekur nuk kemi, të lënduar kemi shumë zjarrfikës por u dashtë të shërohen me xhepin e vetë. Në muaj duhet të paguhen orët shtesë orët e natës, orët e festave, por nuk iu bëhet pagesa”.

Komandanti i zjarrfikëseve për Ekonomia Online tha se kanë parashtruar kërkesa të shumta në institucionet përkatëse por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Shumë kërkesa, shumë letra, si agjitacionit si Komunës edhe kemi iks kërkesa që janë drejtuar në këto dy institucione.. po, po, po, asnjëherë jo por nuk u zgjedh asnjë”.

“Ne po vjetrohemi po dalim në pension, një ndër ta është dalur me të parin, unë edhe 2 muaj kam me dal, kanë me dal edhe 3 të tjerë e kështu po zvogëlohemi. Numri i zjarrfikësve nuk po shtohet, kjo është në dëm të qytetarëve”.

Të ngjashme