Moszbatimi i ligjit dhe braktisja e shkollimit sfidë për arsimin në Kosovë

Prishtinë | 25 Nën 2017 | 11:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Rinor Kosovar mbajti sot Kuvendin e 10-të zgjedhor të Këshillit të Nxënësve të Kosovës. Me këtë rast është orgsnizuar një panel diskutimi me temën “Edukimi për të gjithë, shkollim pa pagesë”, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Heset Sahiti, tha se prioritet i ministrisë së Arsimit është rinia dhe premtoi përkrahje në aktivitetet e organizuara nga këshilli rinor.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunimin me këshillin tuaj rinor. Kjo e dëshmon edhe më tutje që ministri ka vendosur t’iu bëj pjesë të vendimeve. Përfaqësimi juaj është i drejtëpërdrejtë. Prioriteti ynë është rinia. Ne ju inkrajojmë që të vazhdoni me punën tuaj sepse do te keni përkrahjen tonë”, tha zëvendësministi Sahiti.

Implementimi i ligjeve po del të jetë sfidë për arsimin në Kosovë. Kështu tha zëvendëskryetarja e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Teuta Haxhiu.

“Çdo herë mundohemi që në Kuvend të vëjmë punën në zbatim, si bërjen e ligjeve në radhë të parë. Ligjet në përgjithësi janë të mira por zbatueshmëria e tyre është problem. Ligji për arsimin në komunat e Kosovës mendoj se do të duhej të ndryshohej. Rritja e buxhetit të arsmit duhet të jetë prioritet. Investimi në arsim është investimi në rini, investimi në shtet.Ministria e Arsimit duhet të vazhdoj punën e vet që të parandalojë braktisjen e shkollimit”, u shpreh Haxhiu.

Braktisja e shkollimit nga nxënësit sidomos nga komunitetet jo shumicë është një ndër problemet që deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha ndau me nxënës që vinin nga komuna të ndryshme.

“Për ne mbetet sfidë impelmentimi i ligjeve ky mekanizën i mungon kuvendit. Mbetet sfidë e Këshillit të Nxënësve por edhe e jona që të identifikojmë problemet e braktisjes së nivelit mësimor. Do të ishte e udhës që në strukturat e udhëheqjes suaj të jenë të gjithë. Ne kemi nevojë nga Këshilli i Nxënësve që në mandatin e ardhshëm të ketë evidenca të sakta për evidentimin e problemeve të cilat ne si komunitet përballemi. Ne jemi të paknaqur nga drejtorit komunale që nuk ndërmarrin asgjë për parandalimin e braktisjes së procesit mësimor”

Ndërsa Dukagjin Popovci nga Qendra për Arsim në Kosovë tha se zvogëlimi i shpenzimeve për nxënësit nuk po ndikon në rritjen e cilësisë së arsimit.

“As në Kosovë as në botë shkollimi pa pagesë nuk nënkupton që nuk ka shpenzime të tjera. Prapë familjet duhet të kenë shpenzime. Ky ka qenë faktor që disa kategori të shoqërisë i ka eleminuar nga shkollimi. Sot në Kosovë pjesëmarrja në arsimin fillor dhe të mesëm është e krahasueshme më vendet e Evropës ,problemi i pjesëmarrjes është tek disa kategori të tjera. Pikërisht pa mundësia e përballimit të shpenzimeve mund të jetë faktor për këtë mosvijim.

“Mirë kish qenë që shteti të përballoj shpenzimet për të gjithë. Rritja e buxhetit ose mbulimi i ndonjë shpenzimi jo medoemos i kontribuon cilësisë së arsimit. Qasja tipike duhet të jetë që shteti të kujdeset për kategoritë e margjinalizuara. Për ato familje që nuk e dërgojnë fëmijën në shkollë sepse duhet me dal dhe me mbledh kanaqe nëpër mbeturina”, tha Popovci.

Pas panelit të diskutimit, Këshilli i Nxënësve të Kosovës do të bëj konstituimin e Kuvendit të Këshillit Rinor.

Të ngjashme