Mot i butë javën e fundit të vitit 2017

Prishtinë | 24 Dhj 2017 | 16:12 | Nga

Sipas Institututi Hidrometeorologjik të  Kosovës java  e fundit e këtij viti do të shoqërohet me mot relativisht të butë me temperatura të cilat fillimisht do të jenë mbi vlerat e mesatareve deri në 11 gradë Celsius duke shënuar rënje në fundjavë.

Nga mesi i javës do të ketë vranësira të theksuara të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e në fundjavë do të ketë kushte për rershje bore. Temperaturat minimale dotë lëvizin ndërmjet -3 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 5-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi makasimale deri 15m/s, ndërsa gjatë vikendit do të  ketë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 7m/s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme