Mot i ftohtë dhe me borë

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Sot masat e ajrit të ardhura nga pjesa verilindore e kontinentit do të vazhdojnë të mbeten prezente edhe gjatë ditës, duke e mbajtur këtë gjendje termike me vlera negative të temperaturave në dy vlerat ekstreme.

Do të ketë vranësira të cilat do të sjellin reshje bore të intensitetit të dobët e vende-vende të intensitetit mesatar.

Sa i përket fushave barike ato do të ngritën mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -7 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Ky qarkullim i masave të ajrit do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme