Mot i kthjellët gjatë ditëve të para të javës

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 17:22 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometerologjik ka paralajmruar motin për ditën e hënë dhe të martë të kësaj jave.

Gjatë këtyre ditëve pritet që të mbajë mot kryesisht i kthjellët, ku temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar.

Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për një shtresë të popullsisë me sëmundje kronike, kjo si pasojë e qarkullimit të dobët të masave ajrore dhe presionit të lartë atmosferik.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme