Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 06 Sht 2019 | 08:00 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët në vijim do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas njoftimit, kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasojë e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

“Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq njoftohet se do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme