Mot i ndryshueshëm në dy ditët e ardhshme, temperatura të larta dhe vranësira të pjesshme

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për dy ditët e ardhshme.

Sipas IHMK’së, moti në dy ditët e ardhshme do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në këto dy ditë, temperaturat minimale do të jenë prej 10 deri në 12 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të shkojnë prej 23 deri në 26 gradë të Celciusit.

Derisa erërat do të fryjnë kryesisht nga jugperëndimi.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të IHMK’së:

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Të ngjashme