Mot i ndryshueshëm, priten reshje bore

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Sot në vend do të mbajë mot i ftohtë dhe me vranësira, ndërsa kohë pas kohe priten reshje lokale bore.

Megjithëse pritet një mot më dinamik këto ditë, nuk do të ketë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit do të luhaten ndërmjet atyre normale, e mbrëmjeve edhe në të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet do të luhaten nga -5 deri në 0 gradë Celsius, e ato maksimale do të zbresin nga 6 deri në 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s. Shtypja atmosferike, do të jetë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme