Mot i ndryshueshëm të mërkurën dhe të enjten

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 14:39 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën dhe të premten pritet mot i ndryshueshëm në Kosovë.

Ky institut paralajmëron se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë celsius.

“Parashikimi i Motit dy ditë ( 24-25 gusht 2022)! Mot i ndryshueshëm dhe jo stabil. Parashihen rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike. Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”.

Të ngjashme