Mot i ndryshueshëm të premten në Kosovë

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se Kosova do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Sipas IHK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende–vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluara shiu.

Sipas IHK-së, mund të ketë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona, kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius.

Të ngjashme