Mot i nxehtë edhe sot në Kosovë, pasdite priten reshje shiu

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se do të mbajë mot me diell dhe me vapë edhe gjatë ditës së shtunë.

Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

Të ngjashme