Kështu do të jetë parashikimi i motit për javën e ardhshme

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe në javën e tretë të muajit qershorit do të ketë kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit gjatë javës do të ketë diell, shi, erë dhe vranësira të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

IHMK njofton se kjo situatë e paqëndrueshme vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik dhe prezencës së vranësirave të paqëndrueshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

Të ngjashme