Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 05 Maj 2022 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi të enjten se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe vranësira të çrregullta, që vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.

Sipas IHMK-së, situata e krijuar barike mund të sjellë edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 9 gradë celsius, derisa ato maksimalet ndërmjet 18 e 23 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme