Mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë vikendit në Kosovë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 21:54 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

“Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme