Mot i vranët e me shi në dy ditët e ardhshme në Kosovë

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbretërojë mot i vranët e me shi në vendin tonë.

“Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu dhe në viset malore kushte për reshje bore”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius

Të ngjashme