Mot i vranët, temperaturat mbi vlerën mesatare

Prishtinë | 05 Jan 2021 | 07:11 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme