Mot jostabil, ky është parashikimi për sot

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil.

Instituti Hidrometeorologjik parashih rreze dielli, vranësira dhe vende-vende reshje të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare deri të larta.

Të ngjashme