Mot kryesisht i qetë në Kosovë në ditët e ardhshme

Prishtinë | 17 Jan 2021 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në ditët e ardhshme pritet të mbizotërojë mot kryesisht i qetë në Kosovë. Në mëngjes parashihen ngrica në gjithë territorin e Kosovës, më të theksuara rrugëve rreth malave, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat maksimale gjatë javës pritet të shënojnë rritje, duke krijuar kushte që vende-vende të krijohet mjegull.

Të premten temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 7 deri 10 gradë Celsius. Po ashtu pritet të shkrihet gradualisht bora nga dita e enjte.

Gjatë pesë ditëve të ardhshme temperaturat miminale pritet të lëvizin mes minus dhjetë gradë Celsius dhe zero gradë Celsius, ato maksimale pritet të shkojnë deri në 10 gradë Celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme