Mot kryesisht me diell sot në Kosovë

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 08:36 | Nga Ekonomia Online

Nga dita e martë, fusha anticiklonike nga Evropa Perëndimore dhe Qendrore, sërish do të fuqizohen mbi rajon duke kushtëzuar mot stabil dhe me diell, derisa temperaturat mbeten mbi vlera mesatare.

Meteorologët parashohin se në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, sikundër edhe për ditën e nesërme.

Temperaturat e ajrit, megjithëse do të mbeten stabile dhe mbi vlera mesatare, do të pësojnë rënie graduale. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 10C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuara mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme