Mot kryesisht i vranët në Kosovë

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 08:06 | Nga

Ditëve të para të javës shtrëngata me shi, nga mesi i javës mot më stabil.

Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

5.06 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

6.06 – Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.

7.06-8.06 – Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme