Mot labil e me shi në javën e ardhshme

Prishtinë | 26 Shk 2017 | 16:58 | Nga

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron që në pesë ditët në vazhdim të mbretërojë mot i ndryshueshëm, me të reshura shiu dhe temperatura nga 0 deri në 17 gradë C.

“Fushat me presion të ndryshueshëm (labil) do të jenë prezent gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit. Në Këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat ditën e mërkurë vende-vende do të sjellin reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

“Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 0- 4 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 9m/s”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme