Mot me diel të dielën në Kosovë

Prishtinë | 28 Gus 2022 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pjesshme. Në pjesën e dytë të ditës në pjesën veriore dhe veriperëndimore, mund të kenë zhvillim të hovshëm dhe të krijojnë kushte për ndonjë rrufe.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, e ato maksimalet ndërmjet 27-31 gradë.

“Indeksi UV do të jetë i lartë , prandaj udhëzohet që të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohor 10-17, ose të mbahen masat mbrojtëse ( kapelë, rroba me ngjyrë të hapur, syze dhe të konsumohet ujë ), deri sa shtresa e popullatës në moshë dhe me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi në ambiente të hapura ku ka qarkullim të mjaftueshëm të ajrit”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Të ngjashme