Mot me diell dhe me shi për dy ditët në vazhdim

Prishtinë | 05 Kor 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën, parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

Ndërsa, dita e enjte parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell, por vranësirat mund të jenë të pranishme përgjatë relievit malor.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s.

Të ngjashme