Mot me diell dhe me vranësira

Prishtinë | 25 Sht 2019 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

E mërkura do të karakterizohet me mot me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-21 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare. Të Enjten sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat parashihen të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit. Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten afërsisht të ngjashme me ditën e së mërkurës. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme