Mot me diell dhe vranësira

Prishtinë | 23 Gus 2020 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Mot me diell dhe vranësira do të mbajë sot në vend.

Vranësirat në orët e vona mund të sjellin reshje të izoluara shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona qendrore dhe veriperëndimore të vendit, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, të dielën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtësi 1-6m/s.

Të ngjashme