Mot me diell dhe vranësira të shpërndara për këtë javë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këtë javë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

IHK njofton se në fushat termike parashihet rritje të lehta në të dy vlerat ekstrem, ndërkaq nuk parashihet të ketë reshje pos ndonjë rige të izoluar.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit, në orët e mesditës këshillohet të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-10 m/s. 

Të ngjashme