Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka thënë se në pesë ditët e ardhshme në Kosovë do të ketë mot stabil, me diell e me vranësira kalimtare.
Sa i përket fushave termike, ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros.
Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit.
Mëngjeset e ditës së hënë dhe të marte, paraqiten me ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.
Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.
Dita e hënë do t’i shënojë vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius.