Mot me diell e vranësira nesër në Kosovë

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme