Mot me diell në Kosovë gjatë vikendit

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për parashikimin e motit për dy ditët e fundit të muajit tetor.

Sipas njoftimit vendi do të vazhdoj të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.

Të ngjashme