Mot me diell në Kosovë, pasdite priten reshje shiu

Prishtinë | 13 Gus 2020 | 08:19 | Nga Ekonomia Online

Moti i ndryshueshëm do të mbajë edhe sot në Kosovë.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites mund të bie shi përgjatë viseve malore.

Temperaturat e ajrit do të luhaten brenda vlerave mesatare, me tendencë të një rënie të lehtë ditën e diele. Minimalet nga 15C deri në 17C, ndërsa maksimalet 26C deri në 32C.

Mot i nxehtë do të jetë edhe të premten. Gjatë ditës do të ketë vranësira, e në mbrëmje pritet të ketë rrebeshe shiu me bubullima.

Nga dita e premte fusha të presionit të ulët nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi rajon, që në fundjavë sjellin destabilizim të motit me rrebeshe shiu dhe bubullima.

Të ngjashme