Në Kosovë mot me diell, pasdite stuhi lokale e shkarkime rrufesh – Shqipëria kaplohet nga i nxehti afrikan

Prishtinë | 25 Qer 2022 | 08:29 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e sotme, në Kosovë moti do të mbajë me diell, pasdite stuhi lokale e shkarkime rrufesh.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur sot do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite do të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh e stuhi lokale.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi perëndimit dhe veriperëndimit.

Derisa në Shqipëri, vijojnë prezente masat ajrore me origjinë Afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurta shiu në ekstremin verior të vendit.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 36°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Të ngjashme