Mot me diell për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë do të mbajë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell, vranësirat mund të jenë të përqendruara kryesisht rreze maleve.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

“Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet që të respektohen udhëzimet e IKSHP, që prej orës 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të Diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme