Mot me shi dhe borë për dy ditët e ardhshme

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 18:02 | Nga Ekonomia Online

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me shi dhe temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në viset e larta parashihet të bie borë, derisa në viset e ulëta parashihet të bie shi dhe borë.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme