Mot me temperatura të larta të dielën në Kosovë

Prishtinë | 04 Qer 2022 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se të dielën në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius . Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrellë, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe kremra kundër rrezeve të diellit)”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Sipas njoftimit, do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit.

Të ngjashme